Kushtet e përdorimit
Përditësuar më 27.11.2026 · Kushtet e përdorimit · Politika e privatësisë · Politika e rimbursimit
1. Kush e ofron shërbimin
Krijo (krijo.dev) ofrohet nga Denis Raufi, Shkup, Maqedonia e Veriut („ne"). Kontakt: denisraufi@gmail.com.
Duke krijuar llogari ose duke përdorur Krijo, pranon këto kushte. Nëse nuk i pranon, mos e përdor shërbimin.
2. Çfarë është Krijo
Krijo është një shërbim online që ndërton dhe hoston sajte, dyqane të thjeshta dhe aplikacione me të dhëna për biznese, me ndihmën e inteligjencës artificiale (AI). Ti e përshkruan biznesin, AI-ja harton sajtin dhe ti e ndryshon me bisedë ose me dorë.
Llogaria e re merr 20 kredite falas pas verifikimit të email-it. Kur mbarojnë, sajtet e reja ndërtohen nga shabllonet, pa AI; për më shumë punë me AI duhet një plan me pagesë ose kredite të blera.
3. Llogaria
Duhet të jesh të paktën 18 vjeç dhe të japësh të dhëna të sakta. Je përgjegjës për ruajtjen e fjalëkalimit dhe për gjithçka që ndodh në llogarinë tënde.
4. Planet, kreditet dhe pagesat
Planet me pagesë (mujore ose vjetore) rinovohen automatikisht në fund të çdo periudhe, derisa t'i anulosh. Çmimet shfaqen te faqja e çmimeve para pagesës.
Kreditet paguajnë punën e AI-së (ndërtimin dhe ndryshimet). Sa kredite merr një veprim varet nga puna reale e AI-së dhe shfaqet pas çdo veprimi. Kreditet e planit rinovohen çdo muaj dhe nuk grumbullohen; kreditet e blera veçmas nuk skadojnë për sa kohë llogaria është aktive. Kreditet nuk kanë vlerë në para dhe nuk kthehen në para.
Pagesat përpunohen nga Paddle.com, i cili është shitësi zyrtar (Merchant of Record) dhe rishitësi ynë online. Paddle merret me pagesën, faturën dhe taksat (p.sh. TVSH-në), dhe për blerjen vlejnë edhe kushtet e Paddle për blerësit. Ne nuk ruajmë të dhëna kartash.
5. Anulimi
Abonimin mund ta anulosh në çdo kohë nga faqja e llogarisë („Menaxho abonimin dhe faturat"). Plani mbetet aktiv deri në fund të periudhës së paguar dhe pastaj llogaria kalon te plani falas. Sajtet e tua mbeten në llogari.
6. Rimbursimet
Pagesat nuk rimbursohen, përveç rasteve të përshkruara te Politika e rimbursimit (/rimbursimi).
7. Përmbajtja jote
Përmbajtja që ngarkon ose krijon (tekste, foto, të dhënat e klientëve të tu) mbetet e jotja. Na jep të drejtën ta ruajmë, ta përpunojmë dhe ta publikojmë vetëm sa duhet për të ofruar shërbimin.
Je përgjegjës që përmbajtja dhe përdorimi i sajtit tënd janë të ligjshëm, përfshirë mbrojtjen e të dhënave të vizitorëve dhe klientëve të tu.
Tekstet dhe dizajni që krijon AI-ja mund të përmbajnë gabime. Kontrolloji para publikimit.
8. Përdorimi i ndaluar
Nuk lejohet përdorimi i Krijos për veprimtari të paligjshme, mashtrim ose phishing, spam, malware, shkelje të të drejtave të autorit ose markave, përmbajtje që nxit urrejtje ose dhunë, përmbajtje seksuale me të mitur, ose për të sulmuar a mbingarkuar sistemet tona ose të të tjerëve. Mund ta pezullojmë ose mbyllim llogarinë që i shkel këto rregulla.
9. Disponueshmëria dhe kopjet rezervë
Përpiqemi që Krijo të jetë gjithmonë në punë dhe bëjmë kopje rezervë çdo ditë, por nuk garantojmë punë pa ndërprerje ose pa gabime. Ruaj edhe vetë kopje të përmbajtjes së rëndësishme.
10. Kufizimi i përgjegjësisë
Shërbimi ofrohet „siç është". Për aq sa e lejon ligji, përgjegjësia jonë totale për çdo dëm lidhur me Krijo kufizohet në shumën që na ke paguar në 12 muajt e fundit. Nuk përgjigjemi për fitime të humbura ose dëme të tërthorta.
11. Ndryshimet
Mund t'i ndryshojmë këto kushte ose shërbimin. Për ndryshime të rëndësishme të njoftojmë me email ose në panel të paktën 14 ditë përpara. Nëse vazhdon ta përdorësh Krijo pas kësaj, i pranon kushtet e reja.
12. Ligji
Për këto kushte vlen ligji i Republikës së Maqedonisë së Veriut, dhe kompetente janë gjykatat në Shkup, pa cenuar të drejtat e detyrueshme që të jep ligji i vendit tënd si konsumator.